Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të tetë:
Mund të zvarritet. Disa bebe nuk zvarriten por nisin menjëherë të ecin
Mund të zgjasë dorën të arrijë një send që është larg tij
Mund të mbajë peshën e trupit kur e mban në këmbë
Mund te qëndrojë vetë për pak në pozicionin ulur
Mund të kalojë lodrën nga njëra dorë në tjetrën
Nis të njohë persona të njohur dhe është i ndjeshëm me të huajt
Nis të ankohet kur nuk e shikon mamanë apo personin që kujdeset për të
Shtrin duart për ty që ta marrësh në krahë
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatareje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino