Ja çfarë kuptimi kanë ëndrrat me bebe gjatë shtatzënisë

2017-05-23 në ora 10:44

Ëndrrat që kanë si subjekt beben që do të vijë në jetë janë shumë të shpeshta gjatë shtatzënisë dhe kjo për gruan është diçka tepër emocionuese. Shpesh ato kërkojnë të interpretojnë ëndrrën por kjo duhet të shikohet përtej këtyre kufijve, është më thellë se kaq. Këto ëndrra shfaqen zakonisht më shpesh gjatë trimestrit të fundit ndërsa barku është rritur ndjeshëm dhe fetusi duket edhe më i qartë gjatë ekografive. Ai tashmë është më tepër i rritur dhe nëna ka filluar të mësohet edhe më shumë me rolin e ri.

Por me çfarë lidhen këto ëndrra gjatë shtatzënisë?

Ëndrrat nuk janë gjë tjetër përveçse maturimi i këtij procesi dhe me afrimin e ditës së lindjes ato do të jenë gjithmonë e më të shpeshta. Nëna do të shikojë në ëndërr fëmijën që prek, përqafon dhe përkëdhel, duke e parë gjithashtu edhe në krahët e dikujt tjetër, për shembull të babait. Nëna në këto momente mendon edhe në lidhje me fytyrën që do të ketë fëmija kur të vijë në jetë. Gjatë shtatzënisë nëna e ka fëmijën vetëm “për vete” dhe ka kohë mjaftueshëm të përgatitet në lidhje me jetën pas lindjes, pra me ekzistencën e vogëlushit duke qenë se e ndien brenda saj. Këto ëndrra lidhen edhe me frikën që nëna mund të ndiejë gjatë apo pas shtatzënisë, frikë që lidhet me ndarjen nga fëmija.

Pas lindjes…

Duhet të pranoni dhe të mësoheni me idenë se fëmija nuk është vetëm i juaji por edhe i bashkëshortit tuaj, prandaj nuk duhet të ndiheni keq nëse ai apo familjarët e tjerë kërkojnë ta marrin në krah. Shpesh ky problem shfaqet edhe si pasojë e depresionit që mund të kalojë nëna pas lindjes si pasojë e uljes së nivelit të hormoneve, probleme që mund të shfaqen gjatë gjidhënies. Pra shpesh të gjitha këto probleme shkaktojnë tek nëna një traumë që lidhet me frikën e ndarjes nga fëmija. Pra gjëja më e mirë që mund të bëni është të shijoni këto ëndrra të bukura gjatë shtatzënisë dhe të mësoni të ndani vogëlushin tuaj me të gjithë. Në asnjë moment, askush nuk do të zërë vendin tuaj edhe pse në fillim do të duket e vështirë do ta pranoni./Pernenat.al/