Keni qenë ndonjëherë kurioz të dini se çfarë i ndodhë trupit tuaj gjatë sesioneve të nxehta në shtrat?
Nga të mirat dhe deri tek ato jo dhe aq të mira, këtu keni listën e gjërave që i ndodhin trupit tuaj gjatë seksit:
Hormonet e lumturisë lirohen. Seksi stimulon sekretimin e hormoneve siç është Oxytocini, i cili iu bën të ndihen të lidhur me personin tjetër, dhe Dopamina, e cila aktivizon qendrën kryesore të trurit për shpërblime të organizmit. Rezultati: Ndiheni i/e kënaqur me partnerin tuaj.
Venat e gjakut zgjerohet. Pasi kjo të ndodhë në organizmin tuaj, sekretimi apo lubrifikimi në trupin tuaj bëhet më i lehtë. Pikërisht për këtë arsye edhe fytyra skuqet gjatë mardhënieve seksuale.
Bakteriet mund të krijohen. Gjatë seksit, bakteriet nga vagjina dhe anusi depërtojnë në uretër dhe shumohen, duke u shndërruar në infeksion të traktit urinar. Trik: Bëni urinën menjëherë pasi të përfundoni mardhënien, në këtë mënyrë i largoni sado pak bakteret pa depërtuar më thellë.
Digjni kalori. Një studim i publikuar në Neë England Journal of Medicine ka zbuluar se një person 69kg djeg 21 kalori gjatë 6 minutave të aktivitetit seksual.
Zemra juaj përshpejton rrahjet. Njëlloj si në një aktivitet aerobik, seksi rrit rrahjet e zemrës. Kulminacioni arrinë zakonisht gjatë orgazmës dhe rikthehet në gjendjen e zakonshme brenda 10 deri në 20 minuta, tregojnë studiuesit, transmeton Gazeta Shneta.
Muskujt tuaj tendosen.
Ndjeheni të relaksuar. Orgazma dhe seksi ndihmojnë në rritjen e prolaktinës, e cila është hormoni që zakonisht aktivizohet kur jemi duke fjetur. /Gazeta Shneta/