Dieta me shumë yndyrë te gratë shtatzëna mund të rris rrezikun e kancerit
Hulumtimet e reja sugjerojnë se gratë shtatzëna që konsumojnë shumë yndyrë në të ushqyerit e tyre mund të jenë më të rrezikuara nga zhvillimit i kancerit.
Studimi sugjeroi se ekspozimi ndaj një diete që kishte të paktën 41 përqind të kalorive të saj nga yndyrat shton gjasat për zhvillimin e tumoreve, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse këto gjetje mund të konfirmohen, nënat shtatzëna mund të inkurajohen që t’i kushtojnë më shumë vëmendje dietës së tyre gjatë shtatzënisë dhe jo vetëm për arsye shëndetësore të përgjithshme.
Kjo mund të shtohet në listën e rreziqeve të lidhura me stilin e jetës që mund të rrisin gjasat e kancerit të gjirit si konsumimi i alkoolit, mungesa e stërvitjes fizike, trashje, llojet e kontraceptivëve dhe terapia hormonale.
Hulumtimi zbuloi se këto lidhje midis përmbajtjes së yndyrës dhe rrezikut të kancerit mund të vazhdonin për breza. /Gazeta Shneta/