Seksi nuk është aspak i dëmshëm, madje është i dobishëm në kohën kur ju nuk keni asnjë komplikim, si psh placenta previa, membranat e juaja janë këputur apo nëse keni pasur histori të lindjes së parakohshme.
Por seksi mund të jetë edhe mjaft i dëmshëm nëse placenta juaj është mbi cervik (placenta previa). Në këtë rast marrëdhënia seksuale mund të shpie deri të këputja, dhe të shkaktojë gjakderdhje, e cila mund të jetë shkatërruese për foshnjen tuaj.
Nëse ju plasin ujërat, atëherë foshnja nuk është më e mbrojtur dhe rreziku nga bakteria mund ta prek atë. Përndryshe, është e sigurtë marrëdhënia seksuale gjatë gjithë shtatëzanisë derisa të shkoni për të lindur.
Po, me disa përjashtime. Nuk është e sigurtë nëse keni gjakderdhje apo nëse placenta është përpara kokës së fetusit – e cila quhet placenta previa.
Me placenta previa, nëse penisi vjen në kontakt me cervikun apo keni kontraktime shkaku i orgazmës, kjo mund të traumatizojë placentën dhe shkakton gjakderdhje e cila mund të jetë shenjë e humbjes së shtatëzanisë.
Gjithashtu, nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale nëse membranat tuaja janë këputur (plasja e ujërave) sepse foshnja nuk do të jetë më gjatë e mbrojtur nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Është poashtu e rrezikshme marrëdhënia seksuale nëse në fillim të tremujorit të tretë do të keni lindje të parakohshme apo keni cervikun e shkurtë, sepse orgazma stimulon kontraktimet. Por nëse keni shtatëzani të shëndetshme nuk ka rrezik. /Gazeta Shneta/