Të folurit është një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe të veçanta të fëmijës suaj.
Edhe pse mund të mos ju duket e vërtetë, foshnja juaj komunikon me ju sapo të lindë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Të qarat janë një nga mënyrat e vetme e foshnjes për të filluar komunikimin.Me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë tregon e qara e foshnjes së tyre.
Kjo rrugë është një lidhshmëri mes foshnjes dhe prindërve që nga javët e para të lindjes.
Përveç të qarit, ka është mënyra tjera që fëmija juaj komunikon me ju në muajt e parë të tyre dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.
Sipas udhëzimeve të CDC-së:
-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të bëjnë tinguj;
-Në katër muajt e parë, fëmija juaj fillon t’i bëj dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin;
-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsoset tingulli “m” dhe “b”./GazetaShneta/