Komplikimet serioze të shtatzënisë kanë më shumë gjasa të ndodhin kur nënat janë shtatëzënë me djem.
Por, përse ndodh kjo?
Pas analizimit të më shumë se gjysmë milioni të lindjeve në Australi, studiuesit thanë se gjinia e foshnjës mund të lidhej me shëndetin e nënës, transmeton Gazeta Shneta.
‘Seksi i fëmijës ka një lidhje të veçantë me komplikimet e shtatzënisë’, thotë Dr. Petra Verburg, nga Insituti i Kërkimeve Robinson.
Foshnjat e gjinisë mashkullore, rrezikojnë të lindin para kohe, gjë që krijon probleme të mëdha shëndetësore.
Po ashtu, gratë që ishin shtatëzënë me djem kishin më shumë shanse të rrezikoheshin nga diabeti.
Megjithëse nuk është krejtësisht e qartë përse është kështu, ‘ka gjasa që të jenë faktorët gjenetikë’, përfundon Dr. Verburg./Gazeta Shneta/