Sikur shëndeti i nënës ashtu edhe i foshnjës është gjithmonë një brengë, dhe përparësia kryesore që duhet të keni.
Sidoqoftë, përkundër qëllimeve të mira, mund të gaboni pa dijeninë tuaj dhe kjo mund t’i kushtojë me jetë foshnjës suaj, transmeton Gazeta Shneta.
Një incident i tillë doli në dritë kur një nënë ra përmbys djalit të saj tetë ditësh, që shkaktoi vdekjen e të voglit.
Prandaj, kur foshnjat janë të vegjël është shumë me rëndësi që të kujdesen në mënyrë maksimale.
Nëse fleni së bashku me foshnjën tuaj mbi gjoks atëherë mund të paraqiten këto probleme:
Foshnja mund të bjerë poshtë, ndërsa prindërit janë rehat në shtrat.
Po ashtu, foshnjat mund të kenë temperaturë më të lartë dhe të mbyten nga prindërit që flenë pranë tyre.
Ndërsa, janë disa udhëzime nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë:
-Vendoseni foshnjën tuaj të fle vetëm në një shtrat që ka sipërfaqe të fortë dhe të jetë i përshtatshëm për foshnjën.
-Fëmija duhet të fle në shpinë.
-Rekomandohet që prindërit të kenë dhomën e njëjtë me beben e tyre.
-Largoni lodrat apo jastëkët e butë afër foshnjës./Gazeta Shneta/