Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse bebës i bëhet koka e sheshtë kur të rritet

Këshilla për shtatzëna 26/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebet lindin me koka të buta në mënyrë që të lejojnë rritjen e mrekullueshme të trurit që ndodh në vitet e para të jetës.

Në këtë mënyrë kokat e tyre ‘brumosen’ ngadalë. Kalimi i femijeve në kanalin e lindjes mund të bëjë që koka e një të sapolinduri të duket me majë ose tepër e gjatë. Kështu është normale për kafkën e një foshnjeje, e cila përbëhet nga disa kocka të cilat me kohën shkrihen me njëra tjetrën, të jenë pak të çuditshme në formë ditët e para ose javët e para të lindjes.

Por nëse një fëmije zhvillon një pjesë të sheshtë në pjesën anash kokës ose mbrapa, kjo mund të jetë sindroma e kokës së sheshtë. Kjo sindromë zakonisht zhvillohet kur foshnja fle në të njëjtin pozicion pjesën më të madhe të kohës, ose për shkak të problemeve me muskujt e qafës.

Ky problem nuk dëmton zhvillimin e trurit dhe për fatmirësisht nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Praktika të thjeshta si ndryshimi i pozicionit të fëmijës dhe mbajtja në dorë mund të ndihmojnë.
Shkaqet
-Shkaku më i zakonshëm i kokës së sheshtë është pozicioni i fjetjes së foshnjës. Për shkak se të sapolindurit flenë për shumë orë mbi kurriz, koka ndonjëherë sheshohet në një pjesë. Vendosja e fëmijës gjatë ditës në vende si: ndenjësja e bebit në makinë, mbajtwset, karrocw e rrit problemin gjithashtu.

-Foshnjat që kanë lindur parakohe janë më të predispozuar të kenë një kokë të sheshtë. Kafka e tyre është me e bute se e fëmijëve që kanë qëndruar 9 muaj në uterusin e nënës. Fëmijët e parakohshëm kalojnë një kohë të gjatë shtrirë, pa lëvizur, për shkak edhe të nevojave mjekësore dhe brishtësisë së tepërme pas lindjes, që zakonisht kërkojnw të qëndrojnë në njësinë e kujdesit intensiv.

-Një foshnjë mund të fillojë të zhvillojë këtë sindromw para se tw lindw, nëse presioni i pelvisit të nënës bie mbi kafkën e foshnjës, ose në rastin kur janë binjakë. Në fakt, shumë foshnja të lindura në lindje shumëfishe kanë kafka që kanë pjesën e sheshtë tek i njwjti vend.

-Lidhja e fëmijës në djep shkakton këtë sindromë gjithashtu. Foshnjat e lidhura e kanë të vështirë të lëvizin kokën për shkak të muskujve të shtrënguar të qafës në një anë të saj.
-Shumë foshnja që kanë filluar më sindromën e kokës së sheshtë mund të zhvillojnë tortikolis (qafë të shtrembër). Për arsye se kërkon shumë energji për ta të kthejnë kokën, fëmijët që e kanë shumë të theksuar pjesën e sheshtë, tentojnë të qëndrojnë në atë pozicion, kështu që qafa e tyre ngurtësohet për shkak të mospërdorimit.

Trajtimi
Nëse foshnja juaj ka këtë sindromë shkaktuar nga qëndrimi shtrirë, ka shumë gjëra që ju mund të bëni:
Ndryshoni pozicionin e kokës së foshnjës ndërsa ai /ajo fle.
Mbajeni foshnjën më shpesh në dorë.
Praktoni mbajtjen mbi stomak (bark) kur ai/ajo është zgjuar gjatë ditës.
Mund t’i praktikoni disa ushtrimi të thjeshta, por që kanë nevojë për instruktor.

Artikulli paraprakMendoi se do lindte vajzë, por mbeti pa fjalë nga ajo që pa (Foto)
Artikulli i rradhës Kur meshkujt provojnë ndjesinë e të qenit shtatzënë! (VIDEO)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.