Nëse jeni duke pyetur veten pse bebja juaj e urren larjen, këto janë disa nga arsyet.
1)Rrjedha e ujit në sy
Bebet nuk e kuptojne konceptin për të mbyllur qepallat si refleks për të shmangur trupat e huaj nga hyrja në sy. Rrjedha e vazhdueshme e ujit mund të jetë irrituees dhe ta bëjë fëmijën të qajë shkruan parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.
2)Skuqjet
Nëse bebja juaj vuan nga skuqja apo plagët, kontakti me ujë dhe sapun mund të e acaroj ndjesinë e djegies, duke rezultuar në siklet për fëmijën.
Çfarë mund të bëni?
Shmangni përdorimin e sapunit dhe ujit të tepërt në zonat e prekura dhe prisni derisa skuqjet të ndërpriten për të filluar një regjim të plotë banje.
3)Temperatura e pakëndshme e ujit
Ndoshta kjo është arsyeja më e zakonshme pse vogëlushët e urrejnë larjen. Të porsalindurit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës dhe uji që është shumë ie ftohtë ose tepër i nxehtë mund t’i bëjë të ndjehen të parehatshëm. Temperatura e trupit, e cila është rreth 37 gradë celcius është temperatura më e mirë për të larë beben tuaj.
4)Uria
Uria mund të jetë një arsye tjetër që bebja juaj të qajë gjatë larjes. Nëse bebet nuk ushqehen siç duhet, ka të ngjarë të irritohet, veçanërisht gjatë larjes.
Çfare mund të bëni?
Është thelbësore të ushqeni beben tuaj dhe të prisni 30 minuta deri në 45 minuta para se ta çoni në banjë, në mënyrë që ushqimi të tretet.
5)Frika nga sapuni
Përzgjedhja e sapunit të duhur për beben tuaj është thelbësore. Sapunët mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, ose bebi mund të ketë frikë nga sapuni se mund të hyjë në sy dhe të krijojë një ndjesi djegëse./GazetaShneta/