Metoda e thjeshtë dhe praktike për të qenë lëkurë me lëkurë me foshnjen tuaj pas lindjes ka shumë efekte terapuetike si për foshnjen ashtu edhe për nënë.
Metoda lëkurë në lëkurë ju jep mundësinë që të lidheni fizikisht dhe të relaksoheni me foshnjen tuaj shkruan VeryWellFamily, transemton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Përpos që kjo metodë ju lejon të mirëpritni foshnjen tuaj në këtë botë përmes përqafimit, gjithashtu sjell një mori benefitesh.
1.Siguron ngrohtësi
Lëkura juaj vepron si një ngrohës dhe do të mbajë foshnjen tuaj në temperaturën ideale të trupit.
2.Normalizon frymëmarrjen
Përmes praktikimit të kësaj metode, foshnja merr frymë lirshëm.Rrjedhimisht, kjo vjen pasi foshnjet dëgjojnë të rrahurat e zemrës suaj, duke i tërhequr ata në një frymëmarrje më të qetë.
3.Qetëson foshnjen tuaj
Komoditeti për të qenë me nënën mundësohen që foshnja të qajnë më pak.
4.Qetëson nënën
Pas lindjes, mund të përjetoni një mori emocionesh të tilla si gëzim, dhimbje, frikë, stres, por njëkohësisht edhe dashuri.Për këtë arsyje, kontakti fizik me foshnjen tuaj ju ofron mundësi për reflektim./GazetaShneta/