Një pyetje e zakonshme që bëjnë nënat është kur duhet ndërprerë gjidhënia gjatë natës.
Duket se pediatrit ndahen për sa i përket qëndrimeve të tyre në këtë pikë. Disa pretendojnë se pasi ka bërë 3 muajsh, fëmija nuk duhet të zgjohet më natën për të pirë, ndërsa të tjerë rekomandojnë që foshnjat kanë nevojë të ushqehen 1-2 herë gjatë natës derisa të jenë 9 muajsh.
Cili grup ka të drejtë?
Edhe ju nëse do të pyesni pediatrin tuaj, me siguri do t’iu japë një përgjigje tjetër.
Megjithatë është ekstreme të mendohet se për të gjitha foshnjat funksionon i njëjti rregull. Secili ka nevojat e tij. Ka nga ata fëmijë që mund të flenë gjithë natën pa pasur nevojë të ushqehen, ndërkohë që ka të tjerë që mund të jenë e kundërta.
Më poshtë kemi përgatitur një mënyrë sesi mund t’i ushqeni fëmijët gjatë natës, që konsiderohet brenda intervalit “normal”:
Të porsalindurit deri në 3 muaj: të ushqehen çdo 2-3 orë, sipas kërkesës: 3-4 Muaj: 2-3 herë në natë ose çdo 3-6 orë, sipas kërkesës, 5-6 Muaj: 1-2 herë, 7-9 Muaj: 1 (ndoshta 2) here, 10-12 Muaj: 1 herë dhe 12 Muaj+: Në përgjithësi nuk kanë nevojë të ushqehen natën./pernenat.al/