Shumë prindër vërtetojnë se fëmijët rrisin nivelin e stresit. Këtë po e mbështet edhe një studim i fundit mjekësor, i cili po rekomandon të keni vetëm dy fëmijë.
Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më i lartë do jetë rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë.
Shtatzënia dhe procesi i lindjes e tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresues dhe i ndalojnë nënat të kujdesen për veten e tyre, vijon studimi i Kembrixhit.
“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjën për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams.
Janë studiuar të dhënat e mbi 8 mijë femrave në SHBA të moshave 45 deri në 64 vjeç./pernenat.al/