Fëmijët janë qenie delikate në fillimet e jetës së tyre për shkak të rehatisë që kanë pasur në mitër, tani ata tentojnë të përshtaten me ambientin e jashtëm.
Sipas mamisë Razije Musa, një fëmijë mund të qëndrojë pa ushqyer me gji për katër orë, dhe kjo periudhë e ditëve të para shihet se është e zakonshme për bebet që refuzojnë gjirin, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo më tej jep këshilla që bebja së paku duhet ta ketë vënë pampersin si dhe të brendshme, kështu bebja ka pak ftohtë dhe nuk e merr gjumi derisa pi qumësht.
Poashtu ju mund të merrni një pambuk të lagur dhe t’ia lëmoni veshët ngapak në mënyrë që bebja të zgjohet dhe kështu ta vazhdojë thithjen.
Për më shumë keni më poshtë postimin e plotë nga mamia Razije Musa: Ka fëmijë që në muajin e parë të jetës janë shumë të përgjumur dhe refuzojnë gjirin. Një bebe mund të flej pa gji maksimum katër orë. Nëse nuk zgjohet ju duhet ta stimuloni. Zhvesheni së paku ta ketë vetëm pampersin dhe një të brendshme, le të ndjen pakëz ftohtë sepse i nxehti e bënë më të përgjumur. Nëse ju flen në gji mereni një pambuk të lagur me ujë të ftohtë dhe prekjani faqet e pas veshëve. Beba do të zgjohet dhe do të vazhdojë thithjen. 3. Stafillodermia është një infeksion spitalor. Kryesisht bebat e posalindura e marin gjatë qëndrimit në spital. Ky infeksion nuk është i rrezikshëm por duhet të trajtohet pa u neglizhuar. Stafillodermia manifestohet me puqrra të mbushura me qelb të cilat duhet të pastrohen me çaj kamomil disa herë në ditë.Patjetër që duhet të vizitohet pediatri dhe nëse ai e sheh të arsyeshme edhe përshkruan terapinë adekuate. Stafillokoku është bakterie që gjindet kryesisht në hundë dhe kontakti me fëmijët me duar të palara mund ta transmetoj. Prandaj rekomandoj gjithmonë që të pastroni duartë mirë para se ta prekni fëmijën./Gazeta Shneta/