Muzika konsiderohet si një prej formave më të mira të qetësimit, por për një nënë shtatëzënë si ndikon tek foshnja dëgjimi i tingujve të ndryshëm muzikor.
Fetusët zhvillojnë sistemin e tyre auditor në javën e 25 të shtatzënisë, dhe i përgjigjen tingujve të muzikës në javën e 28-të.
Të porsalindurit mund të kujtojnë po ashtu muzikën që kanë dëgjuar në mitër dhe duket se kanë aftësi të mira njohëse.
Me anë të kësaj, ata mund të zhvillojnë shumë më shpejtë të folurin, vëmendje më të madhe dhe shumë pak dhimbje të barkut, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të luani muzikë apo të këndoni me fëmijën tuaj që është akoma pa lindur.
Disa nga efektet e muzikës në fetus:
-Ndryshon niveli i rrahjeve të zemrës kur dëgjon muzikë.
-Fetusët mund të mësojnë nëpërmjet muzikës deri në javën e 27-të.
-Bebet fillojnë të mësojnë gjuhën në mitër.
-Muzika prenatale mund ta bëjë fëmijën tuaj të zgjuar.
Por kujdes me muzikë shumë të zhurmshme, sepse kjo mund të ndikojë në shëndetin e foshnjës./Gazeta Shneta/