Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja se cilat infeksione mund të ndikojnë në shtatzani dhe tek foshnja

Këshilla për shtatzëna 23/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet që mund të ndikojnë në shëndetin e grave shtatzëna, shtatzanisë dhe foshnjes përfshijnë:

Vaginoza bakteriale është infeksioni vaginal më i zakonshëm tek gratë në moshën riprodhuese. Ai rrit rrezikun e kontraktimit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe mund të luajë një rol në lindjen e parakohshme, transmeton Gazeta Shneta.

Gjendja rezulton nga një ndryshim në ekuilibrin e baktereve që normalisht jetojnë në vaginë. Seksi i pambrojtur dhe konsumimi i duhanit mund të rrisin rrezikun e vaginozës bakteriale.

Klamidia, ky infeksion shoqërohet me një rrezik të madh të lindjes së parakohshme dhe komplikimeve gjatë shtatzanisë. Nëse infeksioni është i pranishëm dhe nuk mjekohet në kohën e lindjes mund të çojë në infeksione të syrit ose pneumoni tek foshnja.

Cytomegalovirus është një virus i zakonshëm i pranishëm në shumë lëngje trupore që mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë personal, siç janë puthja ose ndarja e enëve të ushqimit.

Virusi zakonisht nuk shkakton probleme shëndetësore por pasi të jetë në trupin e një personi ai qëndron aty për jetë dhe mund të riaktivizohet në periudha të ndryshme. Një grua shtatzënë mund të mos e dijë që ajo ka infeksionin dhe ky virus mund të kalojë tek fetusi i saj, suke shkaktuar infeksion kongjenital.

Sëmundja tjetër shkaktohet nga parvovirusi njerëzor lloji B19. Virusi shkakton një sëmundje të zakonshme të fëmijërisë që përhapet lehtësisht nga personi në person. Fëmijët që e marrin atë zakonisht kanë ethe dhe skuqje në faqe.

Gonorrea lidhet me abortin, lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes, këputjen e parakohshme të membranave që rrethojnë fetusin në mitrës dhe infeksionin e lëngut që rrethon fetusin gjatë shtatzanisë.

Gonorrea gjithashtu mund të infektojë një foshnje gjatë lindjes pasi kalon nëpër kanalin e lindjes. Nëse nuk mjekohet, foshnjat mund të zhvillojnë infeksione në sy dhe verbëri.

Streptokoku i Grupit B (GBS) mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek foshnjat. Por, dhënia e antibiotikëve gjatë lindjes mund të parandalojë përhapjen e GBS, kështu që është e rëndësishme që të testoheni për infeksionin gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakRazije Musa tregon se përse fëmijët e kanë të vështirë ndarjen nga nëna
Artikulli i rradhës Ja se si marrin frymë foshnjat në barkun e nënës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.