Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Razije Musa tregon se përse fëmijët e kanë të vështirë ndarjen nga nëna

Jetë 23/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rrjetin social “Facebook”, mamia Razije Musa ka treguar një vështirësi që është çdoherë prezente te nënat e reja.

Mamia Razije Musa, këtë herë tregon ndarjen e vështirë të fëmijës nga nëna.Se përse ndodh dhe si rrjedh deri te kjo ngjarje e zbuloni në njoftimin e saj, transmeton GazetaShneta.

PËRSE FËMIJËT KOSOVARË E KANË MË TË VËSHTIRË NDARJEN NGA NËNA

Të dashurat e mia, unë jam e bekuar që ju kam dhe jemi në kontakt të përditshëm.

Shumë nga ju më shkruani për të kërkuar këshilla se si me i’a bo me ndarjen e parë me fëmijën, qoftë për tu kthyer në punë apo për ta dërguar në kopsht.

Në bisedë e sipër shumë nga ju më thoni se prej kur ka linduar asnjëherë fëmija nuk ka qëndruar pa ju gjithë ditën, asnjëherë nuk ka fjetur natën pa ju apo asnjëherë nuk është larguar jashtë pa ju.

Epo, ajo që dua të ju them është se kur ju bëheni nanë ju jetoni për fëmijën tuaj por kjo nuk nënkupton se duhet të pushoni së jetuari një jetë sociale apo të leni fëmijën ndonjëherë në kujdes të familjarëve.

Më kujtohet një nanë angleze në javën e dytë pas lindjes më tha se po del me shoqe sepse ka nevojë për pak qetësi, normalisht se beba ishte në duar të sigurta dhe nëna ishte siguruar ta ushqej e pastroj.

Qëndrimi 24/7 pranë fëmijës nuk është i domosdoshëm sepse krijohet një varshmëri e cila me të vërtetë krijon situata të vështira për t’u menaxhuar pastaj.

Ju jeni nana të mira edhe pasi që e keni pastruar, ushqyer e keni vënë në gjumë dhe keni dalur për t’u relaksuar.

Ju jeni nana të mira edhe kur dilni për të kryer punë dhe fëmija qëndron gjithë ditën apo edhe flen me Gjyshen ose cilindo anëtar tjetër të familjes.

Ju jeni nana të mira edhe kur vendosni ta dërgoni fëmijën në kopsht veç për ta socializuar dhe mësuar me faktin se jeta e tij nuk sjellet rreth jush.

Largoni stigmën se nana e mirë është ajo që nuk del, nuk e len fëmijën në përkujdesje të tjerëve dhe heq dorë nga jeta sociale e profesionale.

Rritni fëmijë të fortë e të pavarur, jo fëmijë që ju ngjiten pas fustanit në çdo hap.

Me dashuri,

Razija./GazetaShneta/

Artikulli paraprakZbuloni përbërjen dhe shijen e qumështit të gjirit
Artikulli i rradhës Ja se cilat infeksione mund të ndikojnë në shtatzani dhe tek foshnja

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.