Një filxhan kafe është mënyra se si shumë persona zgjohen nga gjumi. Por, tani që jeni shtatzënë mund të keni mendime se do e dëmtoni foshnjën.
A munden gratë shtatzëna të pinë kafe
Po, gratë shtatëna mund të pinë kafe në një dozë të caktuar. Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë ta largoni plotësisht zakonin tuaj për kafe sapo të mbeteni shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet e reja kanë treguar se sasia e caktuar e kafes është e sigurtë për sa kohë që ju merrni disa masa paraprake.
Sa shumë kafeinë është e sigurtë gjatë shtatzanisë?
Për gratë shtatzëna është e sigurtë që të konsumojnë deri në 200 miligram kafeinë në ditë, ose rreth një filxhan kafe.
Më shumë se kaq mund të rrisni rrezikun e abortit, megjithëse provat ekzistuese janë jokonkluzive.
Mbani në mend se kafeina gjendet gjithashtu në çokollatë dhe pije tjera. Dhe përderisa nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga kafeina në tërësi gjatë kohës që jeni shtatzënë, do të dëshironi të jeni të ndërgjegjshëm për sa konsumoni./GazetaShneta/