Sipas një studimi, 78 përqind e grave përjetojnë probleme me gjumin gjatë shtatzanisë.
Nevoja e shpeshtë për të urinuar
Zakonisht në tremujorin e parë dhe të tretë keni nevojë të shpeshtë për urinim. Kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të hormonit të shtatzanisë hCG.
Parehati
Kjo ndodh më së shumti gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Shumë përpjekje për gjumë gjatë shtatzanisë vijnë thjeshtë sepse nuk mund të gjeni pozitën e rehatshme për gjumë.
Pagjumësia
Ankthi, hormonet dhe ndonjë problem tjetër mund të kontribuojnë në pagjumësinë gjatë shtatzanisë. Është jashtëzakonisht e zakonshme dhe super zhgënjyese.
Ngërçe në këmbë
Kjo ndodhë më së shumti në gjysmën e dytë të shtatzanisë. Askush nuk është plotësisht i sigurt se çfarë qon në këto ngërçe por mund të jetë kompresimi i enëve të gjakut dhe lodhja./GazetaShneta/