Disa gra stresohen gjatë shtatzënisë dhe kjo është krejtësisht normale deri në një masë të caktuar.
Por, nëse stresi bëhet i vazhdueshëm atëherë kjo mund të jetë me efekt negativ tek foshnja.
Nëse largoni stresin atëherë trupi juaj gjatë kësaj periudhe do të kthehet në normalitet.
Kur jeni të stresuar, trupi juaj shkon në një ‘’luftë’’ duke dërguar një shpërthim të kortizolit dhe hormoneve të tjera të stresit, transmeton Gazeta Shneta.
Stresi kronik mund të kontribuojë gjithashtu në dallimet delikate në zhvillimin e trurit që mund të dërgojë në probleme të sjelljes kur rritet foshnja.
Hulumtimi në këtë fushë nuk është më i miri, prandaj duhet të bëhen edhe ekspertiza të tjera se sa është ndikimi i stresit i lidhur me foshnjën.
Prandaj, tentoni që të menaxhoni stresin duke bërë meditim, joga ose terapia e bisedës.
Po ashtu mund të këndosh një këngë, pasi muzika kontrollon nivelin e kortizolit./Gazeta Shneta/