Shqisa e prekjes zhvillohet në javën e tetë të tremujorit të parë. Ndjeshmëria në prekje lajmërohet së pari në faqe, mandej zgjerohet në zonën e gjenitaleve (java e 10), pëllëmbë (java e 11), dhe shputa (java e 12). Në atë periudhë të shtatëzënisë gjatë vizitës me ultrazë mund të vëreni nëse foshnja thith gishtin apo nëse prek pjesët tjera të trupit. Gjatë javës së 17 zhvillohet ndjeshmëria në prekje të abdomenit, ndërsa gjer në javën e 32 të gjitha pjesët e trupit të foshnjës në bark janë të ndjeshme në nxehtësi, në të ftohtit, në shtypje apo dhembje.
Cilat shije i njeh foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?
A i ndjen aromat foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?
Hunda zhvillohet në mes të javëve 11 dhe 15 të shtatzënisë. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në barkun e nënës e ndjen aromën e lëngut amniotik, i cili dallon nga aromat e ushqimit të nënës. Në lëngun amniotik janë zbuluar mbi 120 aroma të ndryshme të cilat i ndjen foshnja.
A dëgjon foshnja në barkun e nënës?
Shqisa e dëgjimit fillon të zhvillohet në javën e tetë të shtatzënisë. Në javën e 18 formohet veshi i brendshëm dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja juaj dëgjon të rrahurat e zemrës suaj. Rreth javës së 25 të shtatzënisë foshnja dëgjon zërat e jashtëm, ndërsa gjer në javën e 27 fillon njohjen e zërave.
A mund të sheh foshnja gjatë kohës që ndodhet në barkun e nënës?
Shqisa e të pamurit zhvillohet e fundit dhe kapakët e syve janë të mbyllur gjer në javën e 26 të shtatëzënisë. Në atë periudhë retina zhvillohet plotësisht dhe gjatë javës së 26 foshnja hap dhe mbyll sytë.
Megjithatë, madje edhe gjatë kohës kur i ka kapakët e syve të mbyllur, në retinën e syrit të foshnjes mund të depërtojë një sasi e vogël e dritës, e padëmshme, përmes lëkurës së nënës nëse ajo gjendet në dritë të fortë apo në diell./Beba Ime/