Pasi që keni tejkaluar goxha kohë shtatzënë, dhe keni arritur pak para përfundimit të shtatzënisë, duhet patjetër të dini se çfarë ndodhë në javët e fundit para ditës së madhe!
Java e 37të:
Koka e bebes tuaj në këtë pikë zhvendoset në ngushticën e pelvikut tuaj, e cila është e mbrojtur nga eshtrat përreth pelvikut. Ky pozicion i ndihmon të voglit tuaj të ketë më shumë hapësirë për trupit, e cila është e nevojshme për këmbët dhe barkun e tij/saj, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Koka e bebes tuaj ka mundësi të jetë e mbushur me plot flokë, apo mund të mos ketë fare. Mbështjellësi i lëngshëm që ruan beben tuaj dhe shfaqet ë javën e 26të, dhe verniks kasosa, kryejnë obligimin e tyre përkujdesës dhe largohen nga rrethimi i bebes. Edhe pse duket e quditshme, bebja gëlltitë këto dy substanca dhe i ruan ato në stomakun e saj/tij. Eventualisht, kjo do të jetë jashtëqitja e parë e bebes tuaj.
Java e 38të:
Duke i lënë anash skanimet dhe ultratingujt, ekziston një mënyrë e përsosur për të vërejtur gjinin e bebes tuaj. Disa thonë se mund ta kuptoni këtë në bazë të peshës së bebes. Për shembull, vajzat janë më të lehta sesa djemtë. Prandaj, gjatë kësaj jave, një bebe peshon rreth 3 deri në 3.2 kg, dhe ju takon juve ta qëlloni gjininë.
Të gjitha organet e bebes në këtë javë, janë të zhvilluara, funksionale dhe të vendosura në vendet përkatëse. Megjithatë, mushkëritë zakonisht arrijnë të fundit pjekurinë e tyre. Për shembull, edhe pas lindjes, mund të duhen disa orë që foshnja të rregulloj mënyrën e frymëmarrjes.
Java e 39të:
Gjatë kësaj jave, do t’iu duhet të luani rolin e pritjes, sepse i vogli juaj mund të vijë në çdo moment. Substanca e bardhë që ndalon kalimin e bebes nga mitra në këtë botë, fillon të zhduket gradualisht, e cila edhe ndikon në lëngun amniotik të duket më i bardhë.
Eshtrat e kafkës së kokës ende nuk janë të forcuara, të cilat pësojnë një lloj ngushtimi gjatë kohës që bebja kalon në kanalin e lindjes, pra për t’i ndihmuar edhe nënës edhe bebes. Kjo është edhe arsyeja pse foshnjet e posalindura kanë kokën në formë konike.
Java e 40të:
Mos u panikoni, por kjo është koha kur duhej kryer lindja, tashmë, megjithatë është shumë normale. Është goxha frustruese, por nuk jeni e vetmja sepse shumë nëna arrijnë deri në këtë javë.
Duhet ta dini se foshnja është rehat përbrenda, dhe po mundohet të kënaqet edhe pak me ngrohtësinë tuaj. Shumë bebe arrijnë pikërisht në ditën e caktuar, apo edhe shumica prej tyre tejkalojnë më shumë se disa ditë nga kjo datë.
Për shkak të kësaj vonese, substanca që mbronë lëkurën e bebes tuaj zhduket, prandaj edhe këto bebe mund të lindin me lëkurë më të thatë për shkak që kanë qëndruar goxha kohë pa mbrojtje.
Këto janë, pra disa nga faktet interesante që duhet t’i dini për javët e fundit të shtatzënisë tuaj, kësaj kohe të lumtur për juve! /Gazeta Shneta/