Për t’u siguruar që qumështi i gjirit tuaj të mos pakësohet, ju duhet të jeni e hidratuar. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se gjidhënia mund t’iu dehidroj tërësisht!
Derisa uji është zgjidhja perfekte për këtë gjë, gjatë tërë muajve të gjidhënies ta konsumoni, sigurisht se mund t’iu dal nga qejfi. Prandaj, në këtë artikull mund të zbuloni pijet e pasura me materie ushqyese, për t’u siguruar që ju dhe i vogli juaj jeni shëndosh e mirë!
Uji. Mund të jetë një këshillë që e keni dëgjuar me qindra herë tërë jetën, por uji është me të vërtetë më i miri për hidratimin e trupit. Nënat gjidhënëse duhet të pijnë më shumë ujë sesa në vitet normale të jetës.
Gjatë gjidhënies, trupi juaj do të procesoj më shumë ujë, krahasuar me 8 gotat që hyjnë në standarden e trupit të femrës. Në raste të tilla, nënës i duhet 13 gota ujë çdo ditë.
Çajrat barishtore. Kjo është një zgjidhje e mrekullueshme dhe e shijshme. Megjithatë, duhet të keni parasysh se disa lloje të çajrave mund të dëmtojnë procesin e gjidhënies. Për shembull, çaji i limonit dhe mintit, zbresin sasinë e materieve ushqyese të qumështit të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Qumështi i bajameve. Nëse bebja juaj është rrëmujagjike, atëherë mund të jetë për shkak të produkteve të bylmetit që keni konsumuar ju. Nëse planifikon të largoni djathin, qumështin e lopës, apo kosin nga menyja ditore, atëherë zgjidhja juaj do të jetë qumështi i bajameve, pasiqë është i pajisur me substanca të shumta për rregullimin dhe stabilizimin e qumështit të gjirit tuaj.
Lëngjet e frutave. Një gotë me lëng frutash në ditë është zgjedhja e duhur për nënat gjidhënëse, përderisa nuk i tejkalojnë kufijtë. Mundohuni të shmangni sheqerin e tepruar, sirupet, dhe fruktozën, duke përzgjedhur lëngjet e freskëta 100% të frutave.
Bëni kujdesë me lëngjet e frutave citrike, si limonada apo lëngu i portokallit, pasiqë ato dëmtojnë stomakun e bebes tuaj.
Zgjedhje e duhur janë lëngjet e frutave të egër të malit, brusnica, shega, etj., duke i përgatitur në shtëpi me ndihmën e blenderit. /Gazeta Shneta/