Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I jepni fëmijës telefonin përpara se të shkojë në gjumë, po e dëmtoni atë

Këshilla për shtatzëna 02/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjithnjë e më tepër është bërë e zakonshme që prindërit t’i japin fëmijës celularët e tyre për t’i vënë në gjumë. Sipas ekspertëve ky është një zakon i dëmshëm për fëmijët tuaj dhe ngrenë alarmin se kurrsesi fëmijët nuk duhen lënë në celular përpara se të flenë.

Drita e ekranit të celularit prish ritmin normal të trupit dhe shkakton çrregullime

Sipas një studimi në Universitetin e Harvardit, udhëhequr nga mjeku Charles Czeisler, ekspozimi ndaj dritës blu të ekranit të telefonit, ndryshon ritmin e gjumit. Pasojat janë më pak orë gjumë dhe një gjumë i çrregullt.

Ndryshimi i orarit të gjumit krahasuar me të kaluarën

Një tjetër studim në Amerikë zbuloi se ditët e sotme fëmijët flenë mesatarisht 1.2 orë më pak se bashkëmoshatarët e tyre që jetonin një shekull më parë. Studimi i botuar në revistën “Pediatrics” thotë se 90 për qind e fëmijëve të moshave 5-17 vjeç shkojnë për të fjetur më vonë dhe kanë një gjumë të parehatshëm e zgjohen shpesh gjatë natës. Duke parë ekranin e një objekti elektronik, truri kalon orën e brendshme dhe nuk kupton kohën e duhur. Pra, trupi përshtatet në përputhje me rrethanat dhe e mban veten të zgjuar, duke besuar se është ditë.

Ndikimi i dyfishtë

Drita që lëshojnë celularët ndikon në fiziologjinë e fëmijëve, por gjithashtu kurioziteti i tyre për video-lojërat dhe aplikacionet që shohin, stimulon trurin e tyre të qëndrojë zgjuar në orët e vona.

Rreziku për shikimin

Sa më e ulët të jetë mosha e fëmijëve, aq më i lartë është rreziku për të dëmtuar shikimin e tyre. Kjo ndodh sepse organet dhe shqisat e tyre nuk janë plotësisht të zhvilluara dhe janë më të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm.

Këshilla:

Asnjëherë mos i jepni fëmijës celular ose tablet përpara se të flejë.

Mbani pajisjet elektronike jashtë dhomës ku flini.

Edukoni fëmijët rreth rëndësisë së gjumit.

Jepini atyre shembull të mirë përmes sjelljes suaj./Pernenat.al/

Artikulli paraprakMoti për pesë ditët e ardhshme, do të ketë përmirësim të cilësisë së ajrit
Artikulli i rradhës Urtikaria tek bebet: Shkaqet dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.