Ditët e para pas lindjes janë shumë të rëndësishme për nënën dhe foshnjën, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal në këtë fazë që shpesh quhet edhe si trimestri i katërt.
Por disa praktika në kultura dhe shoqëri të ndryshme janë të çuditshme kur bëhet fjalë për këtë periudhë, siç është në rastin tonë, kur gruaja pasi të lind nuk duhet të dalë nga shtëpia për 40 ditë.
E, për këtë ka reaguar ashpër mamia Razije Musa që të këtë praktikë e quanë budallaki dhe që nuk kanë asnjë bazë mjekësore për këtë, shkruan Gazeta Shneta.
Derisa, më tutje mamia tregon nga eksperienca e saj profesionale rreth rasteve të ngjashme që i kanë ndodhur.
Në fund i bënë thirrje nënave që të mos e praktikojnë këtë, por mund të dalin jashtë shtëpisë në momentin që mendojnë se ndihen mirë fizikisht.
Më poshtë keni postimin e plotë të mamisë: Mos bini pre e zakoneve të panevojshme.Të dashura nana, uroj të jeni mirë ju dhe bebushët tuaj. Sot po ju shkruaj që të ju apeloj edhe njëherë të kujdeseni për veten sidomos në ditët e para pas lindjes. Në Kosovë ekziston një zakon totalisht i gabuar që nana për 40 ditë pas lindjes të mos dal nga shtëpia, budallakia shkon larg sa nanat i mbushin me mendime negative e me frikë se për 40 ditë “e kanë varrin hapur”. Ju lutem MOSNI.Po ju jap dy raste nga përvoja ime.
Punoja me një angleze profesioniste e dëshmuar në fushën e vet, ditën kur lindi shkuam në shtëpinë e saj dhe i sygjerova të pushonte, pas pak doli dhe më tha se po del se ka një ngjarje të rëndësishme, insistova shumë që ajo të pushonte por ajo kishte vendosur dhe shkoj. Kur erdhi pas disa orëve ishte e lodhur dhe fjeti. Në Kosovë kam takuar nana që nuk dalin jashtë për 40 ditë. Prej këtyre dy rasteve unë profesionalisht nuk u’a sygjeroj asnjëren. Nana duhet të pushoj aq sa forcohet dhe të dal jashtë menjëherë pasi që ka pushuar mirë, asesi të mos pres 40 ditë sepse nuk ka asnjë benefit madje mund të vie deri te një gjendje depresive e nanës. Të dashurat e mia sapo të ndjeheni të pushuara lirisht dilni për disa minuta në ajër të pastër dhe relaksohuni bashkë me beben e bashkëshortin, ajri i pastër, pak rreze dielli e një muhabet i mirë janë ilaq për çdo gjendje.Juve gjeneratave të reja u apeloj të jeni të kujdesshme ndaj vetes.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/