Është ndarë nga jeta Dr. Shukri Gërxhaliu, specialist i Mjekësisë së Punës.
Lajmin e ka bërë të ditur, Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), përmes një njoftimi duke vlerësuar lart kontributin e Dr. Gërxhaliut, shkruan Gazeta Shneta.
OMK, ka thënë se Dr. Shukri Gërxhaliu specializimin për Mjekësi të Punës e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Beogradit, në vitin 1997. Ndërsa në vitin 2002, iu nënshtrua provimit specialist në Ministrinë e Shëndetësisë dhe fitoi titullin specialist i Mjekësisë Familjare.
“Dr. Gërxhaliu shërbeu edhe si doktor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës së luftës”, ka theksuar mes tjerash OMK.
OMK shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij! /Gazeta Shneta/