Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafeina nuk rrit rrezikun ndaj kancerit të gjirit, zbulon studim i ri

Femina 08/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje midis konsumit të kafeinës dhe kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës.

Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se kafeina mund të përkeqësojë dhimbjen e gjirit tek disa gra para menopauzës që kanë gjinjtë fibrocistikë, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Buffalo-s arriti në përfundimin se gratë pas menopauzës që marrin pije me kafeinë si kafeja dhe çaji nuk kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit për shkak të konsumit të tyre të kafeinës.

Në një njoftim për shtyp, Dr. Kexin Zhu, nga fusha e epidemiologjisë në Universitetin e Buffalo tha se “përputhja e moshës në diagnostikimin e kancerit të gjirit dhe me konsumimin e lartë të kafeinës janë gjetjet jokonsistente nga studimet e mëparshme” që i motivuan studiuesit “të hulumtojnë nëse ky faktor i stilit të jetesës mund të ndikojë në rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës”.

Për studimin e ri, i cili u botua në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit, studiuesit vlerësuan të dhënat të pothuajse 80,000 grave që janë pjesë e studimit vëzhgues.

Këto të dhëna janë të fuqishme dhe ofrojnë prova të forta për të treguar se nuk ka asnjë lidhje midis konsumit të kafeinës dhe kancerit të gjirit.

Kur shikuan rezultatet, studiuesit fillimisht gjetën një rrezik 12% më të lartë të kancerit invaziv të gjirit tek gratë që raportuan se pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë.

Megjithatë, pas rregullimit të historisë familjare, aktivitetit fizik, historisë riprodhuese, konsumit të alkoolit dhe përdorimit të duhanit, ky gjetje nuk u konsiderua si fakt i rëndësishëm statistikisht.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që gratë të dinë se mund të ndihen të sigurt duke pirë kafe çdo ditë,” thotë për Very Well Health, Dr. Lina Mu.

Në anën tjetër, Dr. Jane Emilie Mendez nga Florida, tha se kafeina mund të jetë problematike në disa raste. Për shembull, edhe sasia e vogël e kafeinës që gjendet në çokollatë mund të rrisë dhimbjen e gjirit tek gratë para menopauzës që kanë gjoks fibrocistik.

Gjinjtë fibrocistikë janë një gjendje beninje në të cilën indi i gjirit është i dendur dhe me gunga.

Tek gratë me këtë gjendje që nuk kanë kaluar ende në menopauzë, gjinjtë fibrokistikë mund të shkaktojnë dhimbje që mund ose nuk mund të shoqërohen me ciklin e tyre menstrual. Me kalimin e moshës, indi më i dendur i gjirit kthehet në ind yndyror më të butë dhe dhimbja e gjirit zvogëlohet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVarianti Delta: Pse nuk mjaftojnë vetëm vaksinat kundër mutacioneve të shfaqura të koronavirusit
Artikulli i rradhës Grafikët e efektivitetit të vaksinave bien në nivelin e mbrojtjes me kalimin e kohës

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.