Një studim i botuar në revistën ‘Open BMJ’ tregon se edhe konsumi i moderuar i kafesë gjatë shtatzënisë, një deri në dy gota në ditë, lidhet me një rrezik të mbipeshës ose të obezitetit tek fëmijët e moshës shkollore. Nuk kanë ardhur në një përfundim të qartë nëse kafeina është shkaku i drejtpërdrejtë i mbipeshës, por lidhja ndërmjet tyre ka bërë që hulumtuesit që të inkurajojnë kujdes të shtuar.
‘’Është një ide e mirë për të kufizuar pirjen e kafeve në vetëm 3 gota në ditë’’. Kafeina nuk është një ilaç që duhet të konsumohet “, thotë Verena Sengpiel, profesoreshë në obstetrikë dhe gjinekologji në Sahlgrenska Academy, nga Suedia. Hulumtuesit në Akademinë Sahlgrenska, në bashkëpunim me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik, studiuan mbi 50 943 gra shtatzëna, në një nga sondazhet më të mëdha shëndetësore në botë të grave shtatzëna, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet tregojnë se fëmijët e lindur nga nënat që konsumojnë kafeinë gjatë shtatzënisë janë në rrezik më të madh për të qenë mbipeshë në moshat parashkollore dhe gjatë shkollës. Fëmijët u ndoqën në zhvillimin e tyre deri në moshën tetëvjeçare. Të qenurit mbipeshë në fëmijëri është e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2 më vonë gjatë jetës.
“Në vendet nordike, kafja është burimi kryesor, ndërsa gratë, për shembull, në Angli marrin sasinë më të madhe të kafeinës nga çaji i zi. Nëse shikoni nënat në grupmoshat më të reja, ajo vjen nga pijet energjetike.
Derisa në fund Sengpiel thotë se është më se e mirë që të kufizojnë konsumimin e kafeinës./Gazeta Shneta/