Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Karakteristikat e një nëne përfekte, sipas Universitetit “Harvard”

Këshilla për shtatzëna 13/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Universiteti Harvard nxjerr për të gjitha nënat 7 karakteristikat kryesore që do t’i bëjnë të jenë perfekte, duke bërë të mundur rritjen e fëmijëve të edukuar, të cilët do të kenë mësuar disa parime shumë të rëndësishme.
Një nënë perfekte sipas Harvard

• Kaloni kohë me fëmijën tuaj. Nëse fëmija bën gjeste jo të mira shpesh përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj. Prandaj ju duhet të kaloni kohë me të dhe t’i mësoni atij gjëra të rëndësishme. I bëni pyetje, tregoni gjëra, e lavdëroni për diçka që ka bërë etj.
• Bëhuni një shembull i qëndrueshëm për të. Nuk ka si të përcillet tek fëmija një vlerë tek e cila nuk besohet. Ai duhet të kuptojë nga ju mbi të gjitha se kur bën një gabim nuk duhet të qajë “sipër tij” por të përpiqet ta zgjidhë pa ja lënë fajin dikujt tjetër.
• Prioriteti i respektit ndaj tjetrit. Fëmija duhet të mësojë të respektojë të gjithë njerëzit dhe jo vetëm familjarët e tij. Ai duhet të dijë se çfarë ndikimi ka sjellja tek të tjerët.
• I jepni besim dhe e mësoni të mbajë përgjegjësi. Besimin mund t’ja jepni duke filluar me një punë shtëpie dhe këtu nuk jemi duke folur vetëm për vajzat! Fëmija duhet të mësojë të mbajë përgjegjësitë që i takojnë duke kuptuar se i përket këtij komuniteti dhe duhet të përgjigjet në mënyrën e duhur.
• E shtyni të shikojë më larg se vetja e tij. Ai duhet patjetër të dojë dhe vlerësojë veten e tij, por edhe të kuptojë se jashtë shtëpisë së tij ka një botë dhe persona të tjerë.
• I jepni mundësinë të marrë përgjegjësi për jetën e tij. Besimi dhe komunikimi i mirë që një fëmijë ka me nënën e tij do të bëjë të mundur që ai të veprojë në mënyrën e duhur gjatë jetës së tij. Pra i jepni mundësinë atij të shprehet gjithmonë me ju.
• E ndihmoni të identifikojë ndjenjat dhe të zhvillojë vetëkontrollin. Kur flasim për karakter të fëmijës nuk nënkuptojmë që nuk duhet të ndërhyjmë aspak në jetën sociale të fëmijës. Ju duhet ta bëni këtë për të ndihmuar fëmijën të identifikojë ndjenjat e tij dhe për pasojë të mësojë si t’i nxjerrë. Kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin e vetëkontrollit të fëmijës./Pernenat.al/

Artikulli paraprakAntibiotikët gjatë lindjes – rreziqet dhe përfitimet
Artikulli i rradhës Vendosi pambuk në qerpikët e saj, ajo çfarë i ndodhi do t’iu habis!

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.