Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër gjëra që gratë nuk duhet t’i bëjnë pas lindjes

Këshilla për shtatzëna 11/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu sikurse gjatë shtatzënisë, kujdesi ndaj vetes duhet fokusuar edhe pas lindjes.

Kjo do të thotë se edhe pas lindjes duhet të bëni kujdes në disa gjëra, e shpesh në disa raste duhet shmangur shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Mos injoroni dhimbjet

Shumë gra pas lindjes kanë një nivel të dhimbjeve pas lindjes, por që lloji dhe kohëzgjatja mund të ndryshojë. Ndër simptomat që konsiderohen normale përfshijnë: dhimbje në zonën mes vaginës dhe anusit tuaj, dhimbje në ose rreth prerjes suaj, dhimbje nga fryrja ose ënjtja e gjinjve.

Mirëpo, nëse keni këto dhimbje, atëherë ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj:

-Dhimbje koke, që nuk lehtësohen;

-Ethe;

-Dhimbje gjatë urinimit;

-Gjakderdhje e madhe;

-Shkarkim me erë të keqe;

-Dhimbje nga ënjtja në këmbë;

-Dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje;

Mos i mbani të fshehura shqetësimet e juaja

Është krejtësisht normale që pas lindjes të keni shqetësime apo të mos ndiheni vetvetja. Kjo pasi 1 në 5 persona mund të përjetojnë depresion pas lindjes.

Simptomat që përfshin depresioni pas lindjes janë:

-qarja;

-ndiheni e zemëruar;

-ndiheni e tërhequr nga familja;

-dyshoni në veten tuaj për sigurinë e foshnjes suaj;

Mos e nënvlerësoni nevojën tuaj për mbështetjen e familjarëve apo miqve

Studiuesit kanë zbuluar se mbështetja sociale në periudhën pas lindjes mund t’ju ndihmojë në uljen e shkallës së depresionit.

Mos e neglizhoni ushqimin tuaj

Edhe pse kujdesi ndaj foshnjes është prioritet për juaj, ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe ushqimit tuaj. Nëse jeni nënë gjidhënëse, trupi juaj ka nevojë për 450 deri në 500 kalori shtesë në ditë për të mbështetur prodhimin e qumështit.

Mundohuni të konsumoni ushqime të freskëta, perime, drithëra dhe përpiquni të qëndroni të hidratuar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShBA, vaksina kundër Covid pritet të marr autorizimin për aplikim te fëmijët 5 deri në 11 vjeç
Artikulli i rradhës Kjo është procedura për të aplikuar për shtesat e lehonave dhe fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.