Ushqimi intuitiv ose “ngrënia intuitive” është një stil i të ngrënit që promovon një qëndrim të shëndetshëm ndaj ushqimit dhe imazhit të trupit.
Ideja është që ju duhet të hani kur të jeni të uritur dhe të ndaloni kur jeni të ngopur. Por dhe pse ky duhet të jetë një proces intuitiv, për shumë njerëz nuk është, transmeton GazetaShneta.
Besimi që si njerëz e vënë mbi dietat e publikuara në libra dhe portale shëndetësore, që na predikojnë se çfarë duhet të hamë, kur duhet të hamë apo sa duhet të hamë vetëm se na largojnë edhe më shumë nga të ngrënit intuitiv.
Për të ngrënë në mënyrë intuitive, mund t’ju duhet të mësoni se si t’i besoni trupit tuaj dhe të bëni dallimin mes urisë fizike dhe emocionale:
– Uria fizike. Kjo thirrje biologjike ju paralajmëron se trupi ka nevojë për lëndët ushqyese. Kjo uri ndërtohet gradualisht dhe ka sinjale të ndryshme, të tilla si një kërcitjet e stomakut, lodhje ose nervozizëm. Ndalon atëherë kur hani ushqim, shkruan “HealthLine”.
– Uria emocionale. Kjo lloj urie është më shumë një iluzion dhe nxitet vetëm nga nevoja emocionale. Trishtimi, vetmia dhe mërzia janë disa nga ndjenjat që mund të krijojnë dëshira për ushqim, shpesh ushqime të pashëndetshe. Pasi jut ë keni ngrënë nga kjo lloj urie, keni shumë shansë të kaploheni nga ndjenja të fajita dhe vet-urrejtjes.
Ushqimi intuitiv bazohet në urinë fizike dhe jo në receta nga librat dietë dhe nga ekspertët. Ushqimi duhet të ngopë urinë fizike pa shkaktuar faj.
Disa këshilla:
– Refuzojeni mentalitetin e dietave: Ndaloni së menduari se një dietë e caktuar është më e mira për ju.
– Respektojeni urinë tuaj: sepse ajo nuk është armiku juaj. Hani posa të ndjeni urinë. Nëse kaloni në mbi-uritje, shanset janë që edhe të mbi-hani.
– Bëni paqe me ushqimin: Largoni idetë se keni ushqime që mund t’i hani dhe nga ato që s’mundeni.
– Respektoje ngopjen tënde: Mos e tejkaloni ushqimin posa të vëreni se jeni ngopur.
– Gjeje “faktorin që të sjellë kënaqësinë”: konsiderojeni të ngrënit si një ritual të vecantë ku ju përgatitni ushqime të shëndetshme për të mirëmbajtur shëndetin tuaj
– Respektoje trupin tënd: mjaft e kritukuat veten. Bini ne paqe me mënyrën si dukeni dhe nga aty tentoni t’i rregulloni gjërat./GazetaShneta/