Ëndrrat e nxehta ose ato që involvojnë marrëdhënie seksuale me njerëz të caktuar, qoftë partneri i tanishëm, një ish-i dashur etj, nuk kanë nevojë të lidhen gjithsesi me emocione negative në mënyrë që të tentoni t’ua gjeni kuptimin.
Çfarëdo qofshin ato ëndërra, mundohuni t’ia kuptoni doethënien në mënyrë që të vetëdijesoheni rreth dëshirave dhe mendimeve tuaja të brendshme, transmeton GazetaShneta.
Filloni një ditar
Për të krijuar një ide më të mirë për çdo ëndër të përsëritur seksuale, filloni të shkruani në një ditar. Pas tre deri në pesë shkrimeve, rishikoni ëndrrat dhe shikoni se çfarë kanë të përbashkët. Nëse po tregojnë një intimitet më të madh, do të ishte mirë të bisedoni me partnerin tuaj për ndjenjat tuaja.
Ëndrrat janë vetëm një mënyrë për të rënë në kontakt me ndjenjat tona. Mënyra të tjera që mund t’I përdorni për t’u afirmuar më shumë me ndjenjat tuaja janë edhe momentet kur ju i kaloni vetëm me veten tuaj, kur shkëputeni nga telefoni ose tableti si dhe kur kujdeseni për trupin tuaj, përcjellë “Health Line”.
Rekomandohet shumë që po ashtu në ndani me vetëdije një kohë që është apostafat vetëm për ju. Dhe gjatë asaj kohë ju të reflektoni rreth mendimeve dhe ndjesive që i përjetoni.
Ëndrrat seksule janë një pjesë normale e jetës. Në përgjithësi, këto ëndrra janë pasqyrimi i ditëve tua të fundit.
Nëse ëndrrat ju shqetësojnë shpesh, është mirë të vizitoni një profesionist të shëndetit mendor. Përndryshe, merr frymë thellë dhe mundohu të përkthesh me gjuhën që ti kupton, çdo gjë që sheh në ëndërra, edhe ato më sensualet./GazetaShneta/