Një studim i ri tregoi që rreth 25% e fëmijëve që kishin vështirësi me lexim, në të njëjtën kohë nuk dëgjonin mirë.
Fëmijët që kanë probleme me lexim, shumica prej tyre kanë problem me të dëgjuarit, thuhet në një raport të Universitetit Conventry, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i cili u mundësua nga Fondi Nuffield dha të dhëna për këto probleme tek fëmijët dhe që prindërit dhe mësuesit nuk e kishin kushtuar rëndësi.
Një total i 195 fëmijëve morën pjesë në këtë studim të moshës 8 dhe 10 vjeç, ku një përqindje e madhe ishin me probleme të dëgjimit ose që më herët kishin pasur një problem të kësaj natyre.
Të gjithë këta fëmijë i’u nënshtruan një testi për lexim, si i lidhnin fjalët dhe si tingëllonin kur ishin duke lexuar.
Pas 18 muajve sërish ju nënshtrohen këtij testi por duke ja shtuar edhe atë të dëgjimit. Ndërsa rrezultatet ishin se fëmijët që kishin një problem me dëgjim nuk mund t’i shqiptonin mirë fjalët dhe i’a huqnin strukturës së fjalisë.
Ndërsa humbja e dëgjimit bën që melodia që lëshojnë këta fëmijë dallon nga pjesa tjetër e fëmijëve. Prandaj mjekët thanë që këto lloje të kontrolleve të dëgjimit do të bëjnë më shpesh. /Gazeta Shneta/