I mbani mend gjithë ato vite tek vizitat tek dentisti duke ju thënë që të pastroni dhëmbët tuaj me pe të zi, tani këto këshilla mund t’i hidhni nga dritarja.
Sipas Associated Press, në të vërtetë nuk ka prova të vërteta të besueshme shkencore që pastrimi i dhëmbëve me pe parandalon dëmtimin e dhëmbëve apo sëmundje të tjera të ngjashme orale, transmeton Gazeta Shneta.
Qeveria amerikane në një letër drejtuar AP thotë se efektiviteti i pastrimi të dhëmbëve me pe në të vërtetë nuk është studiuar ndonjëherë.
Ndërsa AP realizoi 25 studime të ndryshme që krahasuan efektivitetin e një brushe dhëmbësh dhe rezultatet treguan se ky përdorim me anë të perit është “i dobët, dhe i pasigurt”.
Po ashtu pastrimi jo i kujdesshëm mund të dëmtoj mishrat dhe dhëmbët, është shumë e rëndësishme që të keni një brushë të mirë për pastrimin e dhëmbëve përpara ndonjë metode të tillë./Gazeta Shneta/