Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni stres gjatë shtatzënisë? Efektet e dëmshme që shkaktohen tek bebet

Këshilla për shtatzëna 21/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet sugjerojnë se niveli i stresit të gruas gjatë kohës që ajo është shtatzënë lidhet ngushtë me mënyrën se si fëmija i saj do t’i përgjigjet stresit rreth një dekadë më vonë.

Hulumtimet që zgjatën më shumë se një dekadë gjetën një lidhje midis nivelit të stresit të gruas në kohën kur ajo e konceptohet dhe se si ky fëmijë merret me stresin në vitet e adoleshencës.

Hulumtimi u realizua nga një një profesor i shkencave shëndetësore në Simon Fraser University në Kanada. Në këtë studim morën pjesë më shumë se 100 gra, duke mbledhur mostra të urinës përgjatë një viti për t’i monitoruar nga afër hormonet dhe nivelet e kortizolit, transmeton Gazeta Shneta.

Hormonet në mostrën e urinës ndihmuan atë dhe ekipin e tij të shënonin ditën kur një grua ngjizet.  Rreth 11 vjet më vonë, ekipi i studiuesve i kërkoi grave që kishin lindur, nëse nivelet e stresit të fëmijëve të tyre mund të monitoroheshin.

Sipas studimit të publikuar, hulumtuesit zbuluan nivelet e kortizolit të fëmijëve në dy kohë të ndryshme: së pari në fillim të vitit shkollor – një ngjarje që ata konsideronin si një stres natyror për shumicën e fëmijëve. Pastaj, ata gjetën nivelet e kortizolit kur fëmijët morën pjesë në një sfidë për të folur në publik.

Nivelet e kortizolit të fëmijëve gjatë të dy rasteve lidhen me stresin e nënës së tyre. Përgjigjet e tyre për të dyja ngjarjet ishin “të lidhura me aktivitetin e stresit të nënave të tyre në tetë javët e para pas konceptimit të tyre”, tregon profesori.

Në këtë mënyrë çdo nënë duhet të jetë e lumtur gjatë shtatzënisë, çka konsiderohet një fillim i mbarë që fëmija të rritet i lumtur gjatë viteve të para të jetës së tij./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Ditën e Sindromit Down, shoqata ‘Down Syndrome Kosova’ bëhet me objekt të ri
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa: Sindroma Down nuk është sëmundje, ata nuk janë gjithmonë të lumtur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.