Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keqinformimet rreth vaksinës: Fertiliteti mbetet pjesë e goditur e lajmeve të rreme

Femina 20/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dezinformatat në lidhje me vaksinat COVID-19 kanë bërë që disa njerëz të kenë frikë se vaksinat mund të ndikojnë në fertilitetin e tyre, pavarësisht se nuk ka prova se kjo është e mundur.

Një sondazh i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se rreth një e katërta e grave të reja nuk donin të merrnin vaksinën për shkak të shqetësimeve rreth mundësisë së ndikimit në fertilitetin e tyre, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me vaksinat, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj. Ata do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si funksionojnë vaksinat dhe se nuk ka lidhje midis infeksionit dhe infertilitetit.

Dezinformatat në lidhje me aftësinë e vaksinave COVID-19 për të ndikuar në fertilitet janë duke u përhapur në internet që nga fillimi i vaksinave në dhjetor 2020.

Javët e fundit, përhapja e dezinformatave të vaksinës kundër COVID-it është përshpejtuar, me njerëzit që ndajnë shkrime dhe video jo të besueshme në rrjete sociale që pretendojnë se vaksina mund të dëmtojë fertilitetin tek adoleshentët.

Nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave dhe infertilitetit, thonë ekspertët e shëndetit.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), kanë rekomanduar që gratë shtatzëne të kenë qasje në vaksinat COVID-19.

ACOG thekson se studimet e vaksinave nuk tregojnë ndonjë shqetësim rreth sigurisë së tyre.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithashtu thotë se gratë që duan të mbeten shtatzënë nuk kanë nevojë të shmangin vaksinat ose të bëjnë një test shtatzënie para se të marrin vaksinat, pasiqë nuk ka dëshmi se vaksinat shkaktojnë probleme të fertilitetit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektiviteti i vaksinave COVID: Merrni dozën tuaj para infektimit me sëmundjen Sars-CoV-2
Artikulli i rradhës Marrja e një vaksine Pfizer mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për infeksion me 91% të mundësisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.