Ndikimi i rrezeve të Diellit, aq sa tregon efekte pozitive , e shfaq edhe atë negativen.
Duke qenë shtatzënë rreziku rritet edhe më shumë. Përveç rreziqeve të kancerit të lëkurës, gratë shtatzëna kanë një numër rreziqesh të tjera që duhet të marrin në konsideratë nëse kalojnë shumë kohë në diell. Këto rreziqe përfshijnë gjithçka nga djegia më e lehtë, deri tek dehidratimi dhe tek zvogëlimi i depozitave të acidit folik , shkruan pernenat.al , transmeton GazetaShneta.
Merrni masa paraprake në diell
Përkundër rreziqeve, shumë gra thjesht nuk mund të shmangin qëndrimin në diell. Por mos i humbni shpresat pasi nëse merrni masa paraprake do të jeni mirë.
Mos harroni se edhe në një piknik të shkoni për një orë apo më shumë, duhet të jeni të kujdesshme që të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Ja masat që mund të merrni:
Përdorni kremin e diellit si mundësinë tuaj të fundit: Ekspertët këshillojnë që të vendosni krem dielli pasi të keni marrë të gjitha masat e tjera për mbrojtjen e lëkurës. Kjo përfshin vendosjen e një kapele, syzeve të diellit apo edhe veshjeve të lehta që mbrojnë lëkurën tuaj nga dielli. Pastaj aplikoni kremin si barrierën e fundit të mbrojtjes.
Pini shumë ujë: Ju mund ta mbani trupin tuaj të freskët dhe të parandaloni mbinxehjen duke pirë shumë ujë të pastër. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar. Mos harroni, nuk duhet të lejoni që temperatura e përgjithshme e trupit të rritet. Dhe mënyra më e mirë është të qëndroni të hidratuara duke pirë shumë ujë.
Shmangni diellin gjatë orëve të pikut: Nëse është e mundur, përpiquni të mos qëndroni në diell nga ora 10 deri në orën 2 të drekës. kur rrezet e diellit janë më të forta. Mbani mend, rrezet e diellit janë të rrezikshme për shëndetin e grave shtatzëna. Si rezultat, shumë mjekë nuk ju këshillojnë të shkoni në plazh. Nëse s’keni mundësi tjetër veçse të qëndroni në diell, gjeni një hije të vogël për veten dhe fëmijën tuaj duke qëndruar ndoshta nën një çadër të madhe por edhe të trashë.
Mbuloni barkun e rritur: Është e vërtetë që shumë gra të famshme shtatzëna bëjnë foto të barkut të tyre me bikini të veshura në plazh. Por realisht zgjidhja më e mençur është një kostum që e mbulon barkun. Përveç kësaj nëse nuk doni që vija e zezë poshtë kërthizës të bëhet edhe më e errët ju duhet ta mbuloni atë. /pernenat