Pa marrë parasysh nëse e lani biberonin me dolë apo me pjatalarëse, duhet të këni parasysh se ekzistojnë disa rregulla që duhet t’iu nënshtroheni.
Këshilla për larjen e biberonit
– Së pari lani duart tuaja përpara se të lani biberonin.
– Lajeni menjëherë, sepse nëse e lini gjatë larja do të bëhet më e vështirë.
– Lajeni me ujë të nxehtë dhe larës që të vrasë mikrobet.
– Përdorni një furçë për ta larë dhe peshqir për ta tharë. Kujdesuni që t’i lani rregullisht edhe ato.
– Ndajini të gjitha pjesët para se ta lani, që të shmangni shumimin e mikrobeve në ndonjë hapësirë ku mund të mbetet pak qumësht.
– Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
– Pasi ta keni larë thajeni plotësisht./pernenat.al/