Jeni të shqetësuara për gjatësinë e fëmijës tuaj? Shokët e fëmijës tuaj bëjnë shaka me gjatësinë e tij? Doni të dini se çfarë duhet ngrënë për të nxitur rritjen e tij? Jeni në artikullin e duhur!
Kur bëhet fjalë për gjatësinë, faktorë të ndryshëm mund të luajnë një rol të madh në të. Gjenetika është një faktor i rëndësishëm që mund të parashikojë se sa gjatë do rritet fëmija.
Përveç gjenetikës, marrja e vlerave të larta ushqyese është mjaft i rëndësishëm për rritjen e fëmijës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Hormoni Njerëzor i Rritjes (HGH), bën rregullimin e gjatësisë së fëmijës. Hipofiza e fëmijës tuaj e veçon këtë hormon.
Inkurajimi i fëmijës për të ngrënë ushqime që do nxisin prodhimin e HGH, do sigurojë që fëmija të arrijë gjatësinë e duhur.
Ndër ushqimet që nxitin rritjen tek fëmijët janë qumështi, pemët dhe perimet e freskëta, drithërat, bollguri, vezët, mishi i pulës, sojërat, ushqimet me bazë qumështi, mishi në përgjithësi dhe, në veçanti, ai i peshkut./Gazeta Shneta/


