Shumë çifte tashmë po preferojnë planifikimin e familjes, meqë rast mjekët po vlerësojnë fertilitetin e çiftit.
Shpesh supozohet nga të tjerët se infertiliteti është vetëm çështje e grave shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, edhe burrat mund të përjetojnë infertilitet ashtu sikurse gratë.
Çfarë ndikon në fertilitetin mashkullor?
Ramy Abou Ghayda, thekson se fertilitetit mashkullor vlerësohet duke parë parametra të caktuar si numërimi i spermës, formës dhe strukturës së tyre.
Nga këta parametra, hulumtimet tregojnë se deri në 90 përqind të rasteve, infertiliteti mashkullor është i lidhur me numrin e spermës.
Këta parametra mund të ndikohen nga një numër faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm të tillë si mosha, stresi, sëmundjet kronike, infeksionet, pirja e duhanit, përdorimi i tepërt i alkoolit dhe pasiviteti fizik.
Nga moshat 30 deri në 40-vjeçare, burrat zakonisht kanë një rënie të cilësisë së spermës prej 52 përqind./GazetaShneta/