Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto gjëra të përditshme mund të jenë shkaku pse burrat s’mund të bëhen prind

Jetë 23/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët konstatojnë gjithnjë e më pak spermatoziodë në farën e meshkujve nga vendet perëndimore. Cilat janë shkaqet.

Në spermën e meshkujve nga vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit apo disa lloj ilaçesh.

Në periudhën1973-2011 numri i spermatoziodëve për çdo derdhje sperme ka rënë me rreth 52,4 për qind. Në këtë përfundim kanë arritur studjuesit e Universitetit Hebreë University në Jeruzalem.

Në artikullin e botuar në revistën shkencore “Human Reproductive Update” studjuesit shkruajnë se tek meshkujt nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut nuk kanë konstatuar ndonjë rënie dramatike të spermatozoidëve tek sperma e meshkujve.

Për t’u shënuar, por jo shkak për panik

Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DË se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t’u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende “në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale”.

Rreziku për të mos qenë në gjendje për të lënë një femër me barrë nis në rast se një mashkull lëshon me pak se 15 milionë spermatozoidë për çdo derdhje sperme. Nga ana tjetër, prof. dr. Stefan Schlatt, thotë se gjatë 10-15 viteve të fundit gjendja duket se është stabilizuar sërish.

Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës?

Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse: “Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur,” spekulon prof. dr. Stefan Schlatt, “ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi.”

“Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë”, thotë prof. dr. Schlatt. Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën.

Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludëig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre.

Problemi më i madh femrat

Për një gjë të paktën meshkujt mund të jenë të qetë në egon e tyre. Problemi më i madh në vendet perëndimore, thonë ekspertët e mjekësisë riprodhuese, nuk është infertiliteti mashkullor. Mjekët thonë se më shumë shqetësim përbëjnë për ta gratë që duan të lindin fëmijë gjithnjë e më vonë.

Po ashtu në studimin për rënien e spermatozoidëve nuk qe trajtuar një çështje e rëndësishme: sa të shpejtë dhe aktivë ishin spermatozoidët. Sepse i rëndësishëm nuk është vetëm numri i spermatozoidëve në spermë, por që në fund të fundit njëri prej tyre të arrijë të depërtojë vezën.

Artikulli paraprakA është gabim nëse i puthni fëmijët në buzë
Artikulli i rradhës Këto janë rezultatet e testit në Barnatore Qendrore dhe dy spitale të përgjithshme

Ju sugjerojmë

Studimi: Të hash pas orës 21:00 mund të dyfishojë rrezikun për çrregullime të tretjes

10/06/2026 Jetë

Nga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit

10/06/2026 Jetë

Paraziti mishngrënës alarmon SHBA-në, shënohen raste të reja te kafshët

10/06/2026 Jetë

Yndyrnat natyrore në produktet e qumështit nuk lidhen me rrezik më të lartë për zemrën

09/06/2026 Jetë

Ushqimet bimore mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zorrëve

09/06/2026 Jetë

Ilaçi i ri mund të zgjidhë një nga problemet më të përfolura të injeksioneve për dobësim

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.