Dr.Kozeta Mustafaraj, gjinekologe – obstetër në Klinikën Gjinekologjike GEA ka folur në lidhje me rrezikun e abortit spontan në disa raste të veçanta tek gratë, të cilat duhet t’u ofrojmë kujdes.
Aborti është humbja spontane (jo e provokuar) e shtatzënisë para javës së 20 së saj Rreth 10-20% e shtatzënive të identifikuara përfundojnë në abort spontan, por numri i humbjeve spontane është më i madh, pasi pjesa më e madhe e shtatzënive përfundojnë përpara se vetë gruaja ta dijë që është shtatzëne.
Sipas dr. Kozeta Mustafaraj janë faktorët e mëposhtëm ata që rrisin rrezikun e abortit spontan.
- Mosha: gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40%, ne 45 vjeç arrin 80%. Mosha amësore gjithashtu luan rol të rëndësishëm në shanset e mbarëvajtjes së shtatzënisë.
- Dështimet e mëparshme: gratë te cilat kane pasur 2 apo më shumë dështime të njëpasnjëshmesh kanë risk me te lartë për të bërë dështim spontan në shtatzënitë e mëpasshme.
- Sëmundjet kronike: diabeti i pakontrolluar, sëmundje kronike të veshkave apo mëlçisë.
- Probleme të mitrës dhe qafës se mitrës: anomali të lindura të mitrës, fibromioma, sineki, qafa e mitrës e keq formuar apo e dëmtuar nga abortet e mëparshme.
- Duhani, alkooli, drogat: përdorimi në sasi të madhe dhe të vazhdueshme, ulë cilësinë e qelizave mbartëse te materialit gjenetik si dhe dëmton ambientin ku do behet konceptimi dhe më pas zhvillimi i embrionit.
- Pesha: gratë shumë të dobëta (nën peshë) si dhe shumë të shëndosha (mbipeshë) janë të prira për të bërë aborte spontane./Kidstime/