Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë vitaminat më të mira për gratë

Këshilla për shtatzëna 23/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, shumë gra vuajnë nga mungesa e të paktën një ushqyesi të rëndësishëm. Sipas ekspertëve, çdo grua ka nevojë për 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale.

Këtu përfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk do të ekzistonin suplementët, 75 përqind e grave do të vuanin nga mungesa e një ose më shumë ushqyesve.

Cilat janë vitaminat më të mira për gratë

Mungesa e vitaminave dobëson aftësinë e një gruaje për t’i mbijetuar lindjes së fëmijës, për të kapërcyer infeksionet, e për t’u rimëkëmbur nga sëmundjet.

Për shembull, mungesa e vitaminës K, D dhe kalçiumit e bën një grua më të predispozuar të vuajë nga osteoporoza.Mungesa e vitaminave A dhe C dobëson shikimin tek gratë.Pavarësisht moshës, këto janë vitaminat më të mira që çdo grua duhet të marrë patjetër.

Vitaminat C, A dhe E

Këto vitamina futen në grupin e antioksidantëve.Ato luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen dhe nxisin sëmundje që prekin zemrën, sytë, lëkurën dhe trurin.

Vitamina D3

Kjo vitaminë merret nga ushqime si vezët, produktet e bulmetit dhe disa kërpudha. Pjesa më e madhe e vitaminës D merret falë ekspozimit në diell.Vitamina D3 është thelbësore për shëndetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonalë.

Vitamina K

Kjo vitaminë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës por edhe për shëndetin e kockave. Gratë që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë kanë nivele të ulëta të vitaminës K. Ka dy lloje vitaminash K: K1 që merret nga perimet  dhe K2 që merret nga produktet e bulmetit.

Vitaminat B

Vitaminat B përfshirë folatin janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e një gruaje. Ato parandalojnë lodhjen dhe përmirësojnë funksionet e trurit. Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezët, peshku, mishi, qumështi dhe kosi. Ushqimet e pasura me folat janë spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet.

Hekuri

Nevoja për hekur tek një grua është më e madhe në ditët e ciklit. Gratë që kanë mungesa të hekurit dhe vitaminës B12 vuajnë nga imuniteti i dobët, lodhja, infeksionet fatale dhe gjakderdhja e tepërt.

Jodi

Gratë e moshës 20 deri në 39 vjeç kanë nivelet më të ulëta të jodit në krahasim me grupmoshat e tjera. Jodi është i domosdoshëm për shëndetin e tiroides dhe atë mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit.

Magnezi

Magnezi është përgjegjës për 300 funksione biokimike në organizëm. Mungesa e tij shkakton probleme me tretjen, stres kronik, pagjumësi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion. Ushqimet e pasura me magnez janë barishtet, fasulet, arrat dhe farat.

Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 janë të rëndësishme për trurin, zemrën dhe sistemin imunitar. Përveç suplementëve, këto acide mund t’i merrni  nëpërmjet konsumit të salmonit, skumbrisë, sardeleve dhe peshkut ton.

Kalçiumi

Kalçiumi është i nevojshëm për kockat. Kur kombinohet me vitaminën D dhe magnezi ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, diabetit dhe kancerit. Kalçiumi merret nga qumështi, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.

Artikulli paraprakKëto janë ushqimet që do t’ju bëjnë dëm në të ardhmen
Artikulli i rradhës Studentët e Mjekësisë ankohen se si vlerësohen nga profesoresha Gjyle Mulliqi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.