Kontigjenti amerikan i KFOR-it në Kosovë e ka shpërblyer Spitalin Amerikan në Kosovë me mirënjohje për shërbimet e stafit të këtij institucioni shëndetësor për ushtarët amerikanë.
“Sot pranuam me kënaqësi çertifikatat e mirënjohjes nga ana e kontigjentit Amerikan, pjesë e KFOR. Këto çertifikata, ju dorëzuan drejtorit te spitalit Amerikan Kosove Z.Igli Larashi nga CSM David Garduque dhe LTC Ëalsh Kenneth për shërbimet e ofruara nga Spitali Amerikan në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që KFOR-i dhe institucione tjera ndërkombëtare në Kosovë shprehin mirënjohjen e tyre për stafin mjekësor të Spitalit Amerikan në Kosovë. /Gazeta Shneta/
Sot pranuam me kënaqësi çertifikatat e mirënjohjes nga ana e kontigjentit Amerikan, pjesë e KFOR. Këto çertifikata, ju…
Posted by Spitali Amerikan – American Hospital Kosova on Tuesday, October 27, 2020



