Kirurgu amerikan Dr. Jerome Adams iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë së bleri maska kirurgjike si mbrojtje ndaj koronavirusit duke ua sqaruar se ato nuk iu ndihmojnë të mbrohen.
“Seriozisht njerëz, mos bleni maska. Ato nuk janë efektive për t’ju mbrojtur në publik nga koronavirusi. Por nëse punëtorët shëndetësorë mbesin pa maska atëherë do të rrezikohen ata dhe komuniteti gjatë kujdesit ndaj pacientëve”, ka shkruar Adams në Twitter, transmeton Gazeta Shneta.
Thirrja e kirurgut vjen në kohën kur kërkesat për maska kanë shpërthyer në gjithë botën pas përhapjes së koronavirusit në dhjetra vende të ndryshme.
Kirurgu ka thënë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është larja e duarve me sapun dhe qëndrimi në shtëpi nëse jeni të prekur nga gripi ose virusi. /Gazeta Shneta/
Seriously people- STOP BUYING MASKS!
They are NOT effective in preventing general public from catching #Coronavirus, but if healthcare providers can’t get them to care for sick patients, it puts them and our communities at risk!
https://t.co/UxZRwxxKL9— U.S. Surgeon General (@Surgeon_General) February 29, 2020