Kirurgu australian Dr. Paddy Dewan ka ardhur sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer shëruar fëmijët kosovarë.
Kolegët e tij nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë njoftuar për ardhjen e Dewan, i cili pritet të realizoj 35 operacione. “Selektimi i pacientëve, duke u përgatitur për operacione”, ka shkruar Dr. Baton Kelmendi në një postim të tij, transmeton Gazeta Shneta.
Dewan ka filluar operacionet ditën e djeshme, ndërsa do të vazhdojë deri në fund të javës.
Kirurgu dhe urologu i fëmijëve Paddy Dewan vjen në Kosovë nga viti 2011 për të shëruar rastet e rënda që mjekët e Kosovës nuk mund t’i kryejnë. Dewan vjen në Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK nëpërmjet organizatës “Kind Cuts for Kids”, e cila ndihmon zhvillimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët në disa vende të botës. Mjeku australian deri më tani ka shëruar mbi 360 fëmijë në Kosovë.
Në një intervistë që Gazeta Shneta ka zhvilluar me të herën e fundit kur ka qenë në Prishtinë, Dewan kishte deklaruar se ndihet i lumtur që vjen në vendin tonë për të ndihmuar fëmijët. Intervistën mund ta lexoni në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/
Kirurgu australian Prof. Dr. Paddy Dewan, hero i fëmijëve të Kosovës