Gjatë kësaj periudhe, ekziston mundësia që gratë shtatzëna të ndjejnë mpirje të gjymtyrëve.
Mpirja e gjymtyrëve mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë tek gishtërinjtë, vështirësi në mbajtjen e gjërave etj.
Gjithashtu ndikojnë edhe hormonet të cilat shkaktojnë një mbledhje të ujrave në gjymtyrë (të cilat fryhen) duke bërë që nervat përkatëse të mos kryejnë funksionin në mënyrën e duhur.
Edhe pesha e marrë në shtatzani ka ndikimin e saj. Zakonisht është një shqetësim që prek gratë në shtatzani dhe fillon duke ndier dhimbje gjatë natës për t’u shfaqur më pas edhe gjatë ditës.
Si të veprojmë?
- Nuk këshillohet marrja e kortizonikëve që reduktojnë dhimbjen pasi ndikojnë në zhvillimin e fetusit.
- Mund të merren vitamina (grupi B) të cilat kapin radikalet e lira dhe për pasojë mbrojnë qelizat e nervave duke rritur ndjeshmërinë.
- Masazhet do të kenë efekte pozitive.
- Ndërsa punoni në kompjuter duhet të vendosni pajisje në formë jasktëku specifik në tavolinë për të lehtësuar shqetësimet.
- Nëse dhimbja është e madhe dhe nuk lehtësohet duhet të flisni me mjekun. Në disa raste ai mund të ndërhyjë me bisturi për të liruar nervin e bllokuar, gjë e cila kryhet me anestezi lokale brenda një kohe të shkurtër./pernenat.al/