Një bebe 4 muajshe rrezikon ta gjejë vdekjen qoftë edhe nga një puthje prej nënës së saj, kjo pasi që ka lindur pa sistem imunitar dhe ka nevojë për transplant të palcës së eshtrave.
A.A nga Nottinghamshire ka lindur me një sëmundje të rrallë e cila njihet si SCID, që do të thotë se sistemi imunitar i saj është inekzistent.
Vajza katër muajshe ka kaluar më shumë se një muaj e izoluar në spital, e rrethuar me antibiotikë të cilët ndihmojnë trupin e saj të mos preket nga infeksionet e ndryshme.
Për ta vizituar atë, nëna e saj duhet të jetë e veshur dhe e mbuluar me maskë për të parë vajzën, pasi që çdo kontakt, qoftë edhe një puthje, mund ta mbysë beben.
“Të shohësh fëmijën tënd në këtë gjendje është shumë e vështirë. Ajo është e rrethuar me tuba, është gjëja më e keqe që kam parë ndonjë herë. Është ankthi i çdo prindi t’a sheh fëmijën e tij në këtë gjendje në spital”, thoshte nëna e foshnjës.
Sa më shpejt që të bëhet transplanti i palcës së eshtrave, ka më shumë mundësi që vajza të fitojë një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të vazhdojë jetën. /gazetametro.net