Kjo është lodra që e rrezikon më së shumti fëmijët (Foto)

2017-04-24 në ora 12:04

Laserët në lodra mund të jenë të rrezikshëm për fëmijët dhe për të tjerët rreth tyre.

FDA (Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna), paralajmëron se laserët paraqesin rrezik serioz për lëndime të syrit dhe për verbim.

“Një rreze e lëshuar drejtë në syrin e personit mund ta lëndojë atë menjëherë, veçanërisht nëse laseri është i fuqishëm”, thotë Dan Hewett, zyrtar në FDA.

Lëndimet e laserit zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por shikimi mund të dobësohet me kalimin e kohës. Këto lëndime mund të kalojnë pa u vërejtur për disa ditë dhe disa javë, dhe mund të jenë të përhershme.

Lodrat me laserë të rrezikshme për sytë e fëmijëve

Shembuj të lodrave me laser janë:

  • Laserët e inkorporuar në armët-lodra të cilat përdoren për të shënjestruar
  • Laserët në kapela të cilët nxjerrin rreze laserike derisa vëzhgojnë.
  • Laserët që mbahen në duar e që përdoren gjatë lojës si shpata drite
  • Laserët që përdoren për argëtim të cilat krijojnë efekte optike në një dhomë të hapur.

Kjo vërejtje e specifikuar për lodrat vjen pasi janë fëmijët ata që më së shpeshti lëndohen nga këto produkte. Viteve të fundit fuqia e laserëve të përfshirë në lodra është rritur, derisa çmimet e lodrave kanë rënë.

FDA jep këto këshilla për mbrojtje të fëmijëve nga pasojat e laserëve:

  • Kurrë mos e shënjestroni ose drejtoni laserin drejtpërdrejt në ndonjë person ose kafshë. Energjia e dritës nga laseri që shënjestron syrin mund të jetë e rrezikshme, mbase edhe më e rrezikshme se sa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit.
  • Mos e drejtoni laserin në ndonjë sipërfaqe rrezatuese.
  • Mbani mend se efekti i përnjëhershëm i rrezeve të drejtuara në sy mund të shkaktojë aksidente serioze kur drejtohet në një vozitës të veturës ose mund të çojë në lëndime në mesin e njerëzve që bëjnë aktivitete të tjera, si për shembull ata që luajnë sporte.
  • Shikoni etiketat dhe lexoni udhëzimet dhe paralajmërimet në to. Kërkoni shenjën 21 CFP (Rregullat e Kodit Federal). /Mjeku.Net/