Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është shenja e parë e kancerit për të cilën nuk keni dëgjuar asnjëherë

Femina 15/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit pothuajse është një nga sëmundjet vdekjeprurëse që i prek më së shumti gratë.

Rreth 1 deri në 8 gra preken nga kjo sëmundje, ndërsa shifrat vetëm se çdo herë po rriten më shumë.

Por, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Ëarner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje. “Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan ajo sipër foto.

“Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit. E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një shoqe e imja”.

Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacioni, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim.

Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme.

“Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj të mund të paralajmëroj njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e dukshme”, shkruan ajo.

“Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri.

Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj.

Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku./femra.net/

Artikulli paraprakNgjarje e tmerrshme në Florida, vriten 17 persona
Artikulli i rradhës 7 fakte mahnitëse që tregojnë detaje të rëndësishme nga jeta në bark

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.